Ora News - Fundjavë në Macukull, ekspozohen edhe prodhimet e gatimet e zonës

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Matit në kuadër të proimovimit të Turizmit Malor, në bashkëpunim me Agjensinë e Zhvillimit Rajonal 2, zhvilluan një aktivitet promovues për Macukullin si një atraksion turistik.
Qëllimi i aktivitetit ishte edhe sensibilizimi i komunitetit të zonës mbi rëndësinë që ka turizmi dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm të tij.
Gjatë aktivitetit pati edhe një panair të prodhimeve e gatimeve të zonës. Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani tha se pushteti vendor, do t?i japë një rëndësi të veçantë zhvillimit të turizmit.
Rizvani: Macukulli ka vlera të jashtëzakonshme turistike për të gjitha llojet e turizmit malor. Mali i Dejës dhe Macukulli është i mbushur me shpella karstike.
E pranishme në këtë aktivitet, Deputetja Dhurata Çupi tha se duhet bërë më shumë për krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit në Mat.
Çupi: Ajo që sot është e domosdoshme dhe na nevojitet të gjithëve është që të bashkohemi për fuqizimin e turizmit.
Më pas të pranishmit morën pjesë në panair, duke parë jo vetëm prodhimet e ndryshme të zonës, por edhe duke i shijuar ato. Pjesëmarrësit në këtë panair, thanë se kjo është një mundësi e mirë që iu është dhënë atyre dhe se për këtë, falënderojnë organizatorët.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/vendi/fundjave-ne-macukull-ekspozohen-edhe-prodhimet-e-gatimet-e-zones/