http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ketë fundjave tetori, Tirana është populluar si rralle here. Gjysme maratona ndërkombëtare ka sjelle ne kryeqytet qindra te huaj nga 40 shtete te botes. Pas përfundimit te eventit sportiv, me fitore ose jo, turistet ashtu siç kane ardhur, ne grup, me familjet apo shoqërinë jane shpërndare ne pika ne te ndryshme te Tiranës. Anglisht, gjermanisht, kinezce, turqisht e gjuhe te tjera dëgjoje sot ne rrugët dhe sheshet e Tiranës.
Banore nga Kina e largët tregojnë se pas ndjekjes se maratonës si spektator, do te vijojnë vizitat ne pikat më turistike. Pazari i ri dhe sheshi Skenderbej jane zonat qe ata duan ti prekin nga afër.
?Ndoqa maratonën dhe tani do te lëviz se bashku me grupin ne disa zona te qytetit tuaj. Ndryshe nga vendi im, Tirana me duket një qytet i qete, i pastër dhe me njerëz te veshur bukur. Para se te vija këtu kam kërkuar ne internet per Shqipërinë dhe Tiranën, do te vizitoj patjetër pazarin e ri dhe sheshin ?Skenderbej?, pastaj do te ulem per dreke me grupin. Ende nuk e di cfare do te marr por me pëlqejnë ushqimet mesdhetare.
Ndersa nje grup nga Turqia rikthehet ne Tirane pas disa vitesh. Per ta ndryshimi është shume i madh, ndërsa mezi presin te marrin serish tavën e Elbasanit.
?Rikthehem pas 5 vitesh ne Tirane. Jam i mahnitur nga ky qytet, sa i vjetër aq dhe modern. Ka ndryshuar shume, kete po u tregoja edhe miqve te mi. Sheshi Skenderbej me duket i mrekullueshëm, hapësire e pafundme, ajër dhe relaks. Tani mezi pres te ulem per te ngrëne tavën e Elbasanit, ajo me pëlqen shume. Kemi shume te përbashkëta.?
Per kryetarin e bashkisë, maratona i shërbeu promovimit te qytetit dhe zhvillimit ekonomik.
Mijëra njerëz ishin pjese e maratonës ndërkombëtare te Tiranës, mes tyre dhe qindra te huaj që do ta përcjellin ne vendet e tyre eksperiencën e kaluar ne Tirane.