Policia e Durrësit ka vënë në pranga një tjetër banor te Shijakut, i cili kërkohej nga drejtesia italiane. Blutë kanë arrestuar Riza Shehin me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj ku është denuar për vepren penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e protisticionit.
50-vjeçari Shehi është shijakasi i dytë brenda disa ditësh që arrestohet për llogari të Italisë.
Ditën e shtunë Gjykata e Durësit la në burg Durim Keçin, i dënuar me 9 vite burg nga gjykatat italiane për akuzat e pjesëmarrjes në organizate kriminale, trafik narkotikësh dhe shfytezim prostitucioni.
Një tjetër arrestim u krye të shtunën në Lezhë po për llogari të drejtësisë italiane.
Nin Lalaj kërkohet për shfytëzim prostitucioni. 38-vjeçari në vendin fqinj njihej si ?sulltani? pasi ishte drejtuesi i një rrjeti prostitucioni që menaxhonte 200 prostituta. Aktivitetin e kryente në veri të Italisë në zonën e Pavias së bashku me 17 persona të tjerë të cilët u arrestuan gjatë një operacioni ne vitin 2015. Dy vjet me parë ai u arrestua në Angli për llogari të drejtësisë italiane. Por më pas është e paqartë se si ai arriti të kthehej në Shqipëri, ku edhe u arrestua të shtunën.
Tv Klan