Report TV - Kanceri i gjirit, Manastirliu në Vlorë: Aparaturë e re mamografie

2018-05-03 6

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal në qytetin e Vlorës, ku po ofrohet shërbimi i mamografisë falas për gratë e moshës 40-50 vjeç përmes dy mamografive të lëvizshme. Nga spitali i Vlorës Manastirliu u beri apel grave te kryejnë ekzamimin e gjirit.
?Jemi këtu në Vlorë, bashkë, të gjitha gratë drejtuese të Shëndetësisë për të apeluar për kryerjen e ekzaminimin e gjirit, pasi diagnostikimi i hershëm i këtij tumori, të shpëton jetën. Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të fuqizojmë spitalet Rajonale me mamografë të rinj. Vlora është nje prej 5 spitaleve rajonale që, së bashku me Durrësin, Gjirokastrën, Dibrën dhe Kukësin, shumë shpejt do të kenë aparaturat e reja të mamografisë. Ndërkohë, mamografët e lëvizshëm do të vijojnë rrugëtimin e tyre përgjatë gjithë vitit, për të kryer këtë depistim edhe në zonat rurale, ku ka mungesë aksesi për këtë shërbim?, tha Manstirliu.

Mamografët e lëvizshëm do të qëndrojnë disa ditë në Vlorë, më pas do të stacionohen sipas kalendarit të paracaktuar për muajin Tetor, në Gjirokastër, Përmet dhe Lezhë. Edhe pas tetorit, muajit kundër kancerit te gjirit, mamografet do te lëvizin ne te gjithë vendin për te kryer vizita edhe ne zonat ku ka mungese shërbimi.

Free Traffic Exchange