Pas shpalljes zonë mbrojtur e trashëgimisë kulturore, qeveria do të nisë një sërë investimesh në qendrën e Kaninës. Kryeministri Rama ka qenë këtë fundjavë në Kaninë ku zbuloi dhe projektet që do të pasojnë vendimin e Këshillit të Ministrave marrë në mbledhjen e zhvilluar të premten në Vlorë.
?Këtu duhet të bëjmë sheshin kryesor. E shpallëm zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore. Duhet ta fillojmë nga këtu të rikthejmë në jetë ish-Qendrën e Kulturës, të bëjmë një sallë konferencash që të jetë dhe në funksion të Vlorës?.
Ndërsa në Orikum, Kryeministri dhe ministri i Energjetikës kanë inspektuar punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik që mendohet të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike të bregdetit të Vlorës pasi projekti parashikon të shtrihen 6 fidera me 105 kabina dhe që mund të nisë nga funksionimi në mars të 2018.
Kryeministri Rama: ?Gjithë drama e rëndë e shumë viteve të bregdetit Jon, me këtë zgjidhet përfundimisht se ky është segmenti i fundit i boshllëkut që ishte krijuar që nga elektrifikimi dhe që ka torturuar dynjanë këtu, plus që e bënte sezonin turistik një torturë më vete?.
Ministri Gjinknuri: ?Do të bëhen të gjitha 20kV, Radhimë, Orikum deri në Llogara dhe e gjithë pjesa e bregdetit të Vlorës bëhet me shërbim modern të energjisë elektrike. Edhe në Himarë ka filluar nënstacioni dhe rrjeti energjetik i gjithë kësaj zone, për 40-50 vjet do jetë i garantuar. Zëre se u bë një rrjet i ri, që nga koha e elektrifikimit?.
Kryeministri dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro janë ndalur dhe në Parkun Arkeologjik të Orikumit, i cili është në proces rikualifikimi për t?u kthyer në një park natyror dhe arkeologjik njëkohësisht.
?Bashkë me Komisionin e Gërmimit të Institutit të Studimeve Arkeologjike po vazhdojnë gërmimet dhe ndërkohë jemi duke bërë një projekt për të propozuar organizmin e një sipërfaqeje më të madhe të parkut e për të propozuar një park natyror e arkeologjik njëkohësisht. Projekti është në bashkëpunim e sipër duke u kryer me universitetin e Gjenevës, Fakultetin e Arkitekturës dhe Arkeologjisë?.
Vitet e fundit, statistikat e Ministrisë së Kulturës flasin për një rritje me 110 % në 4 vitet e fundit të numrit të vizitorëve.
Tv Klan