Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një e mitur 15-vjeçar pretendon se është përdhunuar nga një 55-vjeçar dhe si pasojë ka ngelur shtatzënë.
Denoncimi u bë nga vetë e mitura, e cila akuzon 55-vjecarin se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Pas denoncimit Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin e Ligor B., 55 vjeç, banues në Njësinë Administarive Velçan.
Zbardhët dëshmia e 15-vjeçares shtatzënë
Në ambientet e policisë e mitura ka deklaruar fillimisht se nuk e dinte më kë e kishte fëmijën. Por më pas ka deklaruar se në muajin mars të këtij viti është abuzuar nga 55-vjeçari Ligor B.
Mësohet se fillimisht është dyshuar se e mitura vuante nga problemet mendore, por më pas në prani edhe të psikologes pas marrjes në pyetje ka rezultuar se ajo ishte e vetëdijshme dhe në gjendje të mirë.
E mitura dhe shtetasi që e ka përdhunuar janë banues të fshatit Velçan të Pogradecit. 55- vjeçari është babai i 4 fëmijëve dhe njihet si një person i qetë dhe jo problematike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pogradec-55-vjecari-perdhunon-te-mituren-e-le-shtatzene/