Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Alket Hatinë, i njohur ndryshe edhe si ?zoti i drogës?.
Hatia u arrestua në 8 korrik pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Por ai lihet i lirë pas 3 ditësh me argumentin se në dosje mungonte një kërkesë e ministrisë së Drejtësisë.
Alket Hatija ishte një trafikant i madh droge që spias mediave italiane vetëm me anë të celularit ishte i aftë të trafikonte drejt Italisë qindra kg lëndë narkotike.
Droga hynte në Itali përmes kamionëve e automjetve me targa europiane që kapërcenin kufirin në veri të Italisë e portet italiane.
Pas apelimit gjykata e Apelit Durrës vendosi të rikthente në qeli Hatinë deri në ekstradimin e tij, pro riarrestimi i tij nuk u bë i mundur nga policia. Edhe Gjyakta e Lartë ka rikonfirmuar vendimin e Apelit për rikthim në qeli të 45-vjeçarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-e-larte-le-ne-burg-alket-hatine/