Qendra e Kaninës, e cila do të kthehet shumë shpejt në një zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore do të pësojë transformim rrënjësor. Kryeministri Rama foli gjatë inspektimit të punimeve për investimet që do të kryhen, duke nisur që nga rikonstruksioni i rrugës së fshatit, e deri te ristrukturimin e sheshit historik dhe i Pallatit të Kulturës.
Nënstacioni elektrik i Orikumit ishte ndalesa tjetër e kryeministrit, i cili shoqërohej nga deputeti i zonës Fate Velaj dhe ministri i Energjisë Damian Gjiknuri. Rama foli për gjendjen në të cilën është katandisur ky nënstacion ndër vite, ndërsa sipas Gjiknurit, gjithë pjesa e bregdetit të Vlorës bëhet me shërbim modern të energjisë elektrike. Në fund, kryeministri u njoh dhe me planet dhe projektet për transformimin e parkut arkeologjik të Orikumit.
Njoftimi i plotë për inspektimet e Ramës në Jug
Qendra e Kaninës, e cila me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave kthehet në zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, do të pësojë një transformim rrënjësor falë projektit të Rilindjes Urbane. Ristrukturimi i sheshit historik, duke ruajtur traditën e zonës, si dhe rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës, aktualisht jashtë funksionit, por që pritet të kthehet në një qendër moderne kulturore, do të shtojë numrin e vizitorëve e turistëve që vizitojnë fshatin me tradita kulturore dhe bukuri natyrore. Në Kaninë ishte, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga deputeti Fate Velaj, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe zëvendësministri Artan Shkreli.
Projekti i parë është ai i rrugës së fshatit, investim i qeverisë, po ashtu do ndërhyhet për rikonstruksionin e Qendrës së Kulturës. Ndërkohë po kryhet studimi për ujësjellësin e ri të Kaninës. ?Është atraksion i madh të sjellësh njerëzit këtu. Këtu, gjithë verës vinin turistë gjermanë që e bënin në këmbë rrugën nga Vlora,? - tha Zëvendësministri Artan Shkreli.
?Pallati i Kulturës është në gjendje të mjerë. Ideja ishte që të rikthehet përsëri, ka fare pak punë,? ? u shpreh deputeti Fate Velaj. ?Këtu duhet të bëjmë sheshin kryesor. E shpallëm zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore. Duhet ta fillojmë nga këtu të rikthejmë në jetë ish-Qendrën e Kulturës, të bëjmë një sallë konferencash që të jetë dhe në funksion të Vlorës." ? u shpreh Kryeministri.