Report TV - Nga Bleona Mata te Juljan Çela cilët janë fëmijët e zhdukur/Emrat

2018-05-03 3

Të zhdukur dhe pa lënë asnjë gjurmë. Janë më shumë se 20 fëmijë të humbur në vitet e fundit, për të cilët shteti shqiptar I ka kërkuar brenda dhe jashtë territorit, por nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre. Nga Bleona Mata te Juljan Çela, SHISH, Policia dhe Prokuroria janë angazhuar për gjetjen e fëmijëve të zhdukur, por në pjesën më të madhe të këtyre rasteve, nuk është gjetur asnjë e dhënë se kush I ka rrëmbyer, janë trafikuar, apo nëse sot ndodhen diku. Por cilat janë disa nga rastet e rrëmbimit të fëmijëve që kanë tronditur vendin?
Artur Cara, 7 korrik 2004
Në 7 korrik të 2004-së u zhduk I mituri nga Librazhdi Artur Cara, në atë kohë 8 vjeç. Ai humbi çdo gjurmë pranë tregut të fruta-perimeve në Elbasan. Pas rrëmbimit familja Cara mori një telefonatë ku u dëgjuan të qarat e një fëmije, por më pas nuk pati asnjë kontakt. Familja hodhi akuza edhe për pedofilin Ardjan Prenjasi, I akuzuar për rrëmbim të mitur, por nuk janë gjetur prova që e lidhin atë me ngjarjen.

Kledis dhe Ervin Bajraktari, 25 dhjetor 2005
Kledis Bajraktari 8 vjeç dhe Evin Bajraktari 6 vjeç, u zhdukën në mënyrë misterioze në qytetin e Shkodrës, në datën 25 dhjetor 2005. Dyshohet se ata mund të jenë rrëmbyer për trafikim, por autoritetet shqiptarë nuk gjetën asnjë gjurmë të tyre, apo të autorëve.