Ora News – Gjendja e mjerueshme e Bazilikës së Bezistanit në Elbasan

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E zbuluar 10 vite më parë, kjo është gjendja e Bazilikës së Bezistanit në qendër të qytetit të Elbasanit, e cila tashmë është shndërruar në gropë. Askush nuk ka bërë asgjë në këtë dekadë për ta bërë të aksesueshme për turistët apo për qytetarët e Elbasanit.
E cilësuar si një nga zbulimet më të rëndësishme, menjëherë Bazilika u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë. Bëhet fjalë për vitin 2007. Sot, gjendja është kjo, ndërsa kryetari i Bashkisë së Elbasanit thotë se ky është një turp për dy ministri.
?Para disa kohësh mora një vendim për mbulimin e mozaikut. Unë një ditë do e mbuloj sepse e kam zbuluar vetë dhe sepse nuk mund të rrijë gropë në qendër të qytetit. Është turp për Institutin e Arkeologjisë, turp për Institutin e Monumenteve dhe turp për të dy ministritë?, tha Qazim Sejdini.
Me zbulimet e deritanishme këtu ka 25 metra mozaik, në të cilin, përveç dy figurave njerëzore, në përbërje të tij ka edhe elementë të tjerë të cilët tregojnë skemën e përjetësisë dhe janë realizuar me një mjeshtëri të rrallë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjendja-e-mjerueshme-e-bazilikes-se-bezistanit-ne-elbasan/