17-vjeçari mposht sindromën down/ Gersi Troka, nxënës i shkëlqyer dhe kampion noti

2018-05-03 5

Gersi Trokën e ka mundur fatin e tij. Ai ka lindur me sindromën down. Por, pavarësisht vështirësive, ai ia ka dalë të jetë një nxënës i mirë dhe një notar i mirë. Stërvitet çdo ditë dhe tashmë dëshiron t?i ngjajë yllit amerikan Michael Phelps.

Një herë kampion në Firenze, një medalje e bronxtë në Çeki dhe shumë çertifikata të tjera janë trofetë e garave të notit ku Gersi ka marrë pjesë, duke u bërë përfaqësuesi shqiptar i të gjithë fëmijëve me sindromën down. Prezenca e tij në ekipin e notit është e pranueshme nga të gjithë bashkëmoshatarët, pavarësisht të qenit ndryshe në dukje, e madje në të shumtën e rasteve ai është dhe shtysa për motivimin e të tjerëve në stërvitje.

Dashamir Begu, trajner noti: ?Gersin mund ta lësh pa bukë, pa ujë, pa shkollë, pa çdo gjë, por pa not s?e lë dot?.

Arian Fetishaj, trajner noti: ?Është korrekt në gjithçka, percepton shumë mirë çdo ushtrim që këshillohet nga trajneri dhe instruktori, dhe ajo që është më e bukur që mua më le mbresa është edhe mënyra se sa mirë e pranojnë dhe të tjerët në atë grup?.

Krahas notit, rutina e tij ditore përfshin edhe shkollën ku ndjek studimet për informatikë.

Ai na tregon se rezultatet në mësime i ka të larta dhe në veçanti në lëndën e Historisë të cilën e drejton mësuesja e tij e preferuar Elona, por pa lënë pas edhe poezinë.

Të qënurit nën vëmendje shpesh krijon konfuzion për të, prandaj dhe drejtuesit e shkollës na tregojnë se përpiqen ta bëjnë të ndihet i barabartë me të tjerët.

Xhuma Çupa, drejtoresha e shkollës: ?Në 5 minutësh e shikon Gersin që shkon takon edhe shokët e klasës së 13-të, ai është në klasë të 11-të edhe e sheh është në grupin e shoqërisë, futet në rreth me të tjerët dhe kjo na ka dhënë kënaqësi, sepse kur bëjmë të ndryshojë Gersi është edhe njësi matëse, i bën aq mirë kolektivit në klasë?.

Gjithëpërfshirja është beteja e fituar me 17-vjeçarin Troka që e ka bërë të kalojë të gjitha pengesat në komunikim dhe në integrimin me shoqërinë.

Gersi na rrëfen edhe një pasion tjetër të fshehur të tij, dëshirën për muzikën.

Free Traffic Exchange