Report TV - Atentati,Xhafaj nga Lushnja: Kapni me çdo kusht kriminelët

2018-05-03 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, kanë zhvilluar një takim blic në komisariatin e Lushnjes, pas ngjarjes më të fundit kriminale në këtë qytet, ku u vranë në një atentat dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Burime të Report Tv nga mbledhja brenda komisariatit të Lushnjes thanë se në takim ishin të pranishme strukturat përgjegjëse të luftës kundër krimit. Xhafaj ka folur me një gjuhë të ashpër për përgjegjësinë e këtyre strukturave në ngjarjen e fundit kriminale në këtë qytet. Ministri ka kërkuar me këmbëngulje kapjen e autorëve të këtij krimi të rëndë dhe njëhershëm zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të grupeve kriminale në këtë qytet dhe sidomos të drejtuesve të tyre.