Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita e dytë e qeverisë në Vlorë nisi me një takim me drejtuesit e administratës së pushtetit qendror në këtë qark. Kryeministri Edi Rama, u përqëndrua tek situata me kriminalitetin ndërsa paralajmëroi për masa ndëshkuese policët që sipas tij mbyllin syte para këtij fenomeni. Rama kërkoi nga administrata një skanim të të gjitha burimeve njerëzore për të evidentuar personat më të përgatitur dhe më të aftë në radhët e institucioneve, duke theksuar se problemet ne administratë po e bëjnë qesharake shtetin.
Situata e kriminalitetit në vend dhe niveli i ulët i zbulueshmërisë se ngjarjeve ka qenë në qendër të vëmendjes së kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit me kabinetin qeveritar dhe administratën e pushtetit qëndror në Vlorë.
Me tone të forta, Rama paralajmëroi masa ndëshkuese për çdo punonjës të policisë së shtetit, që sipas tij mbyll sytë para krimit.
Rama: Mbyllja e syve duhet ndëshkuar me pezullim dhe madje dhe me ndjekje penale për ata punonjës të policisë së shtetit, drejtues dhe shefa komisariatesh që dredhin zinxhirin dhe pinë raki ndërkohë që pas shpinës së tyre të kthyer me qëllim nga ana tjetër trupi dhe sytë zhvillohen krime të tilla.
Në fjalën e tij Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pranoi se kohët e fundit ka pas mosefiçencë nga policia e shtetit për disa ngjarje kriminale, ndërsa paralajmëroi ndryshime në nivelet drejtuese.
Xhafaj: Është e papranueshme që vetëm brenda një viti janë 5- 6 vrasje dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar dhe për ne është jashtëzakonisht shqetësues. Do të na detyrojë të që të bëjmë një analizë më të thellë dhe mes forcave të policisë. Besoj se duhet të jetë e nevojshme për të bërë edhe ndryshimet dhe përmirësimet e duhura qoftë në ëprbërje e drejtimin e tyre.
Qeveria po zhvillon një takim dy ditor në Vlorë ndërsa Kryeministri kërkoi nga administrata një skanim të të gjitha burimeve njerëzore për të evidentuar personat më të përgatitur dhe më të aftë në radhët e institucioneve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paralajmerimi-per-shefat-e-komisariateve-qe-dredhin-zinxhire-e-pine-raki/