Report TV - Vlorë, Rama: Brenda 4 viteve gati stadiumi i ri

2018-05-03 7

Paraditen e sotme kryeministri Ramaka bërë një inspektim në Stadiumin Flamurtari të Vlorës. Në këtë inspektim Rama ka qënë i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Vlorës Dritan leli si dhe nga presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi.
Pasi kanë parë ambientet e fushës së stërvitjes së ekipit të futbollit e cila lë për të dëshiruar nga infranstruktura , Rama për mediat është shprehur se ka ardhur koha që Vlora të filloj ndërtimin e një stadium të ri dhe kompleksi sportiv unikal nga pikëpamja hapsinore .

Në këtë kompleks u shpreh Rama nuk do të jetë vetëm stadiumi,por dhe pallati i sportit . Ne do të punojmë intensivisht për këtë u shpreh Rama dhe kemi ndarë dhe detyrat me kryetarin e bashkisë, po ashtu dhe zv/ministri Kostandin Shkurti do të merret më të gjitha projektet sportive.

Kryeministri Rama është shprehur dhe për aeroportin e Vlorës , duke thënë se në fund të këtij katër vjeçari do të kemi dhe fluturimin e parë nga aeroporti i Vlorës.

Free Traffic Exchange