Report TV - Shërbimi publik, Erion Veliaj nderohet me çmimin “Lincoln”

2018-05-03 0

Pas çmimit për transparencën me qytetarët në drejtimin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u nderua dje me çmimin ?Lincoln? për inovacion dhe përsosmëri në shërbimin publik, në një ceremoni të organizuar në 20-vjetorin e Fondacionit Abraham Lincoln.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari Veliaj u shpreh i nderuar për këtë vlerësim dhe siguroi se puna në Tiranë do të vijojë me të njëjtin përkushtim dhe energji për një qytet edhe më të mirë. ?Jam shumë i përulur që e marr sot këtë çmim. Sa të kem energji do të vazhdoj të përkushtohem për këtë qytet dhe jam i sigurt se të gjithë ju do të na jepni një dorë. Secili prej nesh është mandatuar që në fushën e tij, në komunitetin ku shërben, në kompaninë ku punon, në shkallën apo pallatin ku banon, ka mundësinë që të bëjë mirë.