Durim Keçi, i lakuar së fundmi nga politika, u la në burg nga Gjykata e Durrësit. 42 ? vjeçari u vu në pranga të mërkurën, pasi rezulton në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge, organizatë kriminale e shfrytëzim prostitucioni.
Seanca e masës së sigurisë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Gjyqtarja Elda Kaja pranoi kërkesën e prokurorit Ilir Turja, për të lënë në burg 42 ? vjeçarin, ndonëse avokati i tij e cilësoi kërkesën për ekstradim të palës italiane dhe urdhërin e arrestit me prapavijë raciste.
?Është proces me natyrë raciste, për shkak të diskriminimit të të qenit shqiptarë. Procesi ka patur për objekt procedimi 135 shqiptarë nga zona e Shijakut. Në kushtet që kemi vetëm një urdhër pa firmë, pa vulë, nuk plotëson kriteret për të realizuar arrestin në flagrancë?.
Durim Keçi është dënuar nga Gjykata e Xhenovës me 9 vjet e 7 muaj burg. Ndaj tij, pritet që të nisë një proces gjyqësor në Gjykatën e Durrësit, ku do të shqyrtohet kërkesa për ekstradim drejt Italisë. Prokuroria duhet të paraqesë prova që përfshijnë në krim Keçin, me qëllim ekstradimin e tij.
Tv Klan