Lulzim Basha ka ftuar ndërkombëtarët të bëjnë publik emrat e politikanëve shqiptarë të lidhur me krimin, pasi sipas tij çmontimi i këtij sistemi duhet të nisë nga kupola.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i demokratëve tha se pas klaneve mafioze qëndron Kryeministri Edi Rama, të cilin e akuzoi se ka operuar me të njëjtin mekanizëm për futjen e kriminelëve në politike dhe në radhët e administatës publike.
Teksa përshëndeti miratimin nga parlamenti të ngritjes se Komisionit të Reformës Elektorale, Lulzim Basha thotë se prioritet është parandalimi i krimit zgjedhor.
I pyetur për platformën që e propozuar nga Lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike, Basha dha këtë përgjigje.
?PD ka nisur një proces analize dhe konsultimi dhe çdo anëtar i PD-së është i mirëpritur, i ftuar, i thirrur të jetë pjesë e këtij procesi.?
Kreu i demokratëve paralajmëroi nisjen e një turi bashkëbisedimi me biznesin e vogël për vendosjen e TVSH-së, duke paralajmëruar dhe depozitimin e një nisme ligjore në parlament që parashikon rritjen e pragut për këtë kategori në 12 milion lekë, e që sipas Bashës synon zhdukejen e informalitetit.
Tv Klan