Ora News - Kryebashkiaku i Tiranës nderohet me çmimin “Lincoln”

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u nderua me çmimin ?Lincoln? për përsosmëri në shërbimin publik. Pas këtij vlerësimi, kryetari Veliaj tha se do të vazhdojë t?i përkushtohet qytetit, në drejtimin e të cilit është mandatuar 2 vite me parë.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, u nderua me çmimin ?Lincoln? për inovacion shërbimin publik, në një ceremoni të organizuar në 20-vjetorin e Fondacionit Abraham Lincoln. Veliaj siguroi se puna në Tiranë do të vijojë me të njëjtin përkushtim dhe energji për një qytet edhe më të mirë.
Veliaj: Unë jam shumë i mbrojtur që e mbaj sot këtë çmim dhe ju premtoj që sa të kem fuqi, sa të kem energji, sa të kem kohë të vazhdoj të përkushtohem për këtë qytet dhe jam i sigurtë që gjithë ju e keni bërë. Unë besoj që secili prej nesh është mandatuar, që në fushën e vet ku shërben, komunitetin ku shërben, kompaninë ku shërben në agjensi, shkallë, pallat secili prej nesh e ka mundësinë që të bëjë mirë.
Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi rolin e institucioneve arsimore Lincoln në edukimin e të rinjve dhe u shpreh se në Shqipëri ka një gjeneratë të re drejtuese.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kryebashkiaku-i-tiranes-nderohet-me-cmimin-lincoln/

Free Traffic Exchange