Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare që taksa e rritur për banesat të hyjë në fuqi që nga 1 janari dhe të ndryshojë mënyra e mbledhjes. Drejtori i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali ka zbardhur disa detaje nga diskutimet me FMN në lidhje me këtë projekt. Shoqata e Ndërtuesve ngre si shqetësim faktin se projekti nuk është ende i qartë ndërsa sugjerojnë se mbledhja nëpërmjet faturës së energjisë mund të jetë më efiçente.
Ndërsa qeveria ka vendosur tashmë që nga 1 janari do të rrisë taksën për banesat, duke e përllogaritur atë sipas vlerës së tregut, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali zbardh në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulce negociatat e fshehta me FMN për mënyrën sesi do të mblidhet kjo taksë.
Haxhimali: Ose një agjensi qendrore, në kuadër e këtij riorganizimi të katër agjensive që ka propozuar qeveria. Unë personalisht nuk jam për agjensi qeveritare në dorë të qeverisë. Kam pasur takim personal me ekspertët dhe të zgjedhurit vendorë. FMN me të drejtë zgjeroi gamën e takimeve.FMN kërkon hapa drastike në këtë drejtim. Duke filluar nga viti i ardhshëm FMN propozon të ketë rritje të taksës së ndërtesave jo më siç është tani bazuar në sipërfaqe por bazuar në vlerën e tregut. Së dyti, FMN rekomandon ndryshime institucionale të gjithë institucioneve që merren me çështjen e pronave. Një nga rekomandimet është të gjendet një agjent shumë i fuqishëm taksëmbledhës dhe më pas të shikohet sesi do të ndahet me pushtetin vendor.
Kundër projektit të qeverisë është shoqata e ndërtuesve pasi për ta i gjithë proçesi po mbahet i fshehtë ndërsa sugjeron mbledhjen me anë të faturës së energjisë.
Arben Dervishi: Përsa i përket kush do ta mbledhë, Greqia e ka pasur atë problem dhe e zgjidhi nëpërmjet OSSHE vetë. Pra me faturën e energjisë elektrike shteti grek arriti të ngrinte taksën e pronës për gati gjithë Greqinë.
Flobenc Dilaveri, ish zv.drejtor i përgjithshëm i Tatimeve i cilëson rekomandimet e FMN jashtë realitetit shqiptar
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/haxhiqamili-rritje-e-takses-se-baneses-nga-janari-dilaveri-fmn-jo-realist/