Report TV - Deklarata e Lu për krimin, Basha: Të dalin emrat e politikanëve

2018-05-03 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar, gjatë një deklarate për shtyp, deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për klanet kriminale dhe 20 familjet mafioze. Basha tha se është koha që ndërkombëtarët të nxjerrin emrat e politikanëve të lidhur me krimin, ndërsa shtoi se është politika ajo që i ka dhënë mbështetje.

"E para gjë që duhet bërë është goditja e kupolës kriminale në politikë. Ngritja e krimit të organizuar është produkt i investimit të krimit në politikë dhe e politikës te krimi. Krimi ka mbështetur Ramën në zgjedhje, ndërsa Rama e ka mbështetur duke i dhënë pushtet. Duhet të shpërbëhet lidhja e shtetit me krimin. Flitet për mafia dhe për mbështetjen politike. PD ka denoncuar me emra elementët kriminalë. Por Edi Rama nuk e lufton krimin sepse ka një pak me krimin dhe e ka shpalosur në zgjedhjet e Dibrës, Korçës, zgjedhjet e fundit.