Ndëshkim për krimet mjedisore dhe ngjarjet në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtimi pa leje ne gryken e Këlcyrës i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama per te paralajmëruar policinë e shtetit se çdo tolerim ndaj krimeve mjedisore, do te çoje ne shkarkimin e punonjësve përgjegjës. Gjate nje takimi me ministrat dhe drejtuesit e administratës ne Vlorë, Rama ka vlerësuar reagimin ndaj ndërtimit ne luginën e Vjosës, duke deklaruar se çdo shkelje ligji do te ndëshkohet. Ndërkohe qe nje deklarate te ashpër ndaj policisë ka bere edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, por kete here ne lidhje me reagimin e uniformave blu ndaj krimit ne zonen e vlore.s ?Është e papranueshme fakti që vetëm gjatë këtij viti janë 5-6 ngjarje të rënda, vrasje me viktima dhe jetë të pafajshme qytetarësh dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që për ne është jashtëzakonisht shqetësues. Gjë që do na detyrojë të bëjmë një analizë më të thellë me forcat e policisë dhe duhet të jetë e nevojshme për të bërë edhe ndryshimet edhe përmirësimet e duhura, qoftë në përbërje të tyre qoftë në drejtimin e tyre, por është shumë e rëndësishme këtu për të theksuar edhe një komponent të ri.? Gjate takimit ne Vlorë, shefi i ekzekutivit Rama ngriti serish problemin e administratës publike dhe punësimeve partiake. Me pas ne Vlorë, kryeministri ka zhvilluar edhe nje dëgjese me prindërit per te diskutuar problematiken e shkollave ne kete qark.

Free Traffic Exchange