EKSTRADOHET I DËNUARI PËR VRASJE NË BËRDICË

2018-05-03 6

Dy shtetas që ishin në kërkim të policisë për vrasje, mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake janë kapur në Shkodër.

Arben Mlloja, 44 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 në Tiranë. Gjithashtu u kap Eduard Gjergjvataj, 27 vjeç në Shkodër pasi u dënua me 8 muaj burg për veprën penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit?.

Më datë 13.10.2017, në VKK Rinas, u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, shtetasi në kërkim: Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 355 datë 03.10.2013 , e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative? dhe ?Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve? parashikuar nga nenet 79/dh , 22 e 278/2 të Kodit Penal.?