“Te mëdhenjtë” kundër Trump - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fuqitë globale kanë thënë se do të mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin duke dale kështu kundër shefit te Shtëpisë se Bardhe. Qëndrimi i djeshëm e vendosi presidentin Trump në një sfidë të hapur me aleatët kyç të Amerikës, përfshi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, të cilat së bashku me Rusinë e Kinën negociuan marrëveshjen me Teheranin, krahas Bashkimit Europian. Në Bruksel, shefja për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini tha se Uashingtoni nuk mund ta anulojë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen. ?Kjo nuk është një marrëveshje dypalëshe. Komuniteti ndërkombëtar, përfshi BE-në, ka bere te qartë se marrëveshja do të vijojë të mbetet në fuqi?,- tha Mogherini. Edhe Rusia kritikoi kërcënimin e presidentit te Shteteve te Bashkuara për t?i dhënë fund paktit të vitit 2015.Por Izraeli e Arabia Saudite e lavdëruan qëndrimin e ashpër konfrontues të Trumpit ndaj Teheranit. Shefi i Shtëpisë se Bardhe e quajti mashtrues regjimin Iranian dhe tha se ai kishte shkelur kushtet e marrëveshjes e se sponsorizonte terrorizmin. Presidenti i Shteteve te Bashkuara ia kaloi çështjen Kongresit, që tashmë ka 60 ditë kohë për të vendosur nëse do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore duke ri-imponuar sanksionet. Nga ana tjetër Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se SHBA ishte ?më e izoluar se kurrë dhe nuk mund të anulojë një traktat ndërkombëtar shumëpalësh.

Free Traffic Exchange