Report TV - Ekskluzive,prokuroria kërkoi lirimin për pronarët e drogës

2018-05-03 22

Thellohet skandali i lirimit të 9 personave të arrestuar nga forcat e FNSH dhe RENEA në fshatrat Llakatund dhe Drithas të Vlorës, ku u sekuestuan më shumë se 20 ton drogë Canabis Stativa. Lirimet e personave kryesorë që kishin grumbulluar drogën dhe që dyshohet të jenë pronarët e drogës, janë liruar dy ditë pas arrestimit.

Sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria, dokument që gazeta ?Shqiptarja.com? e disponon, lirimi është bërë me urdhër të vetë prokurorisë së Vlorës e cila ka kërkuar në gjykatë për ta masën e sigurisë ?Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore? dhe jo masën e ?arrestit në burg?, për dy të arrestuarit e akuzuar për ?Shitje të lëndëve narkotike? dhe ?Armëmbajtje pa lejë?.

Nuk dihet nëse prokuroria do nisi një inspektim për prokurorët e Vlorës, pasi operacioni ?Llakatundi? është shpërbërë në bashkëpunimin prokurori-gjykatë. Sipas Ka qënë prokurorja Flora Çela, e cila në kërkesat e saj i është drejtuar gjykatës në korrik 2017, tre ditë pas superoperacionit policor në Llakatund dhe Drithas, duke kërkuar lirimin e shtetasit Myzafer Tushaj dhe djalit të tij Ervin Tushaj dhe caktimin ndaj tyre masën e ?Detyrimit për paraqitje në policinë gjyqësore?.

Free Traffic Exchange