Ora News - Kuvendi miraton ligjin e pakicave kombëtare, Dule dhe LSI kundër

2018-05-03 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me votën kundër të LSI dhe Vangjel Dules, Kuvendi miratoi ligjin për pakicat kombëtare në mbyllje të një seance maratonë që nisi prej orës 8 të mëngjesit. Projektligji i shumë debatuar mori 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim. Dule propozoi 9 amendamente të cilat morën votën kundër të PS, ndërsa LSI votoi pro. Drafti parashikon njohjen e pakicës bullgare si minoritet, të cilët do kenë të njëjtat të drejta si 8 pakicat e tjera kombëtare si ajo greke, maqedonase, vllahe, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe.
Nga seanca e fundit parlamentare zyrtarisht Shqipëria përbëhet nga 9 minoritete. Kjo përcaktohet në ligjin për mbrojtjen e pakicave, i cili u miratua në Kuvend ku Partia Socaliste dhe Partia Demokratike bashkuan votat pro, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim dhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, votuan kundër. Deputeti që mbron minoritetin grek propozoi amendamente në ligj, por asnjë nuk u mor parasysh nga mazhoranca.
Vangjel Dule: Ky ligj kërkohet me qëllim plotësimin e legjislacionit, implementimin e tij, përmirësimin e standarteve dhe për rrjedhojë të sillte ridimensionimin e politikave të respektimit të të drejtave të minoriteteve në vendin tonë. Fatkeqësisht, në formën që ka ardhur dështon në përmbushjen e katër objektivave.
Pas votimit të këtij drafti, zyrtarisht në vendin tonë njihen si pakica kombëtare: grekët, maqedonasit, vllahe/arumune, romë, egjiptianë, malazezë, boshnjakë, serbë dhe bullgarë. Ligji përfshin gjithashtu edhe ndryshime në aspektin e arsimimit dhe gjuhës amë në zonat ku jetojnë minoritetet, duke përcaktuar që këto të drejta ti përfitojnë pakicat që përbëjnë 20 përqind të njësisë adimistrative.
Gjatë diskutimit në komisionet parlamentare ligji është kundërshtuar ashpër nga pakica bullgare dhe ajo serbe, ndërsa Vangjel Dule tha se ai nuk sjell asnjë vlerë të shtuar dhe shkel konventat ndërkombëtare.
Ndërkohë Kryeministri Rama e ka mbrojtur ligjin, duke deklaruar se respekton minoritetet.
Edi Rama: ?Vangjeli, ti e ke bërë rrugë të më citosh gabim, sa herë vë fjalët e mia në gojën tënde. Nëse nuk do të të njihja do të mendoja se e ke nga mendjeleshtësia, por duke të njohur si burrë të mënçur, ti je i qëllimshëm sa herë që vë në gojë gjëra që unë si kam thënë kurrë dhe sa herë përpiqesh ti intepretosh për llogarinë tënde ato që unë them.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/me-voten-kunder-te-dules-kuvendi-miraton-ligjin-e-pakicave-kombetare/