Analistët Artur Zheji dhe Henri Çili ishin sot përballë njëri-tjetrit në emisionin ?Zonë e Lirë?, në Tv Klan.
Edi Rama reformist, fasadist apo revanshist? Kjo ishte pyetja që iu drejtu analistëve. Çili tha se Rama është reformist duke theksuar se ka inovacion, pasi kryeminitri mori më shumë mandate në mandatin e dytë dhe me reforma popullore.
?Vazhdoj të mendoj se Rama është reformist. Kemi një risi ose moment novator në jetën politike dhe kmi disa kundërryma. Kemi një mazhjorancë që fitoi më shumë vota në fund të mandatit se në fillim. Kemi një moment tjetër, Rama konkuroi vetëm ska rëndësi nëse e përgatiti situatën dhe në fund kemi një fitore me 47 vota. Ka inovacion, më shumë mandate në mandatin e dytë dhe me reforma popullore. Përshtypja ishte krijuar se pa koalicion, pa Metën ai ishte i vdekur dhe pritej vetëm humbja. Befas ndodh një gjë interesante, bëhet një fuhatë pa ngarkesë të madhe financiare dhe Rama merr fiks atë që po kërkonte. Kaq mjafton për të thënë se kemi një fenomen të rid he kemi një lider I cili refrmizimin arriti ta bëjë electoral. Fasadist do të thotë që s?ka thelb, fasadë, edhe këtë risk e ka por është vështirë t?I gënjesh njerëzit për herë të dytë. Tipari I fasadës funksionon një herë. Pra kemi një gjë të re?, tha Çili.
Ndërkohë Zheji tha se Çili dha një premisë të pavërtetë. Sipas Zhejit rizgjedhja e Ramës është votimi nga 20% e shqiptarëve pasi sipas tij në këto votime morën pjesë 42% e shqiptarëve dhe ai mori më pak se gjysma.
Zheji shtoi se i vetmi humbës në këto zgjedhje ishte PD me minus 200 mijë vota, ndërkohë që LSI doli më mirë se çe parashikonte kundërshtari.
?Termi me të cilin e mbylli Çili s?më thotë asgjë. Një gjë e re fillon çdo sekondë pasi nj sekondë më parë vdes, ne jemi dhe s?jemi në të njëjtën kohë t njëjtët persona. Çili foli për një fitore të Ramës, por duke dhënë një premisë të pavërtetë. Duke dhënë një premisë të pavërtetë e gjithë është endërtuar në një themel pa themel.
Rizgjedhja e Ramës është votimi nga 20% e shqiptarëve pasi në këto votime morën pjesë 42% e shqiptarëve dhe ai mori më pak se gjysma. Ai ka marë 20% të votive të shqiptarëve dhe kërkon të udhëheqë të gjithë shqiptarët. Rama këtë e di shumë mirë, Rama se ka dashur këtë fitore, ishte fitore aksidentale. Ai fitimtar është por fitore s?ka. I vetmi humbës në këto zgjedhje ishte PD me minus 200 mijë vota, LSI doli më mirë se çe parashikonte kundërshtari, pati rritje minimale dhe për rrjedhim 20% e votive deformojnë votat e shqiptarëve dhe bëjnë një pakicë të qevrisë shumicën. Shqiptarët nuk I kanë dhuruar fitore Ramës, I kn dhënë nj votë minoritare dhe Rama mbahet m taktiçizëm politik dhe për impotencë të PD dhe LSI ngeli fitimtarë pa fitore. Shqiptarët nuk e kanë votuar Ramën, por të paralajmërojmë Ramën se është në një pushtet porn ë pikë jo stabël se deputetët plaço nuk janë populli shqiptarë, 20% është Rama?, tha Zheji.