Ora News – Spaho: Ja sa do rriten çmimet e ushqimeve dhe shërbimet

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike mbetet e vendosur për të kundërshtuar me forcë futjen e biznesit të vogël në TVSH.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, duke folur për Ora News jashtë Kuvendit tha se do përdoren të gjithë mekanizmat parlamentarë për ta penguar, ndërsa bëri një panoramë sesa pritet të rriten çmimet në vend nëse kjo ndodh.
Spaho: Do ta kundërshtojmë këtë iniciativë me mjete që na jep Kuvendi gjatë debatit si në Komisione ashtu dhe në seancë plenare, do kërkojmë konsulta me gjithë palët e interesuara. Do të jetë një lëvizje negative, do shoqërohet me rritje të çmimeve për konsumatorët. Sipas përllogaritjeve të para që kemi bërë ketë një rritje mesatarisht të çmimeve të mallrave ushqimore të fruta-perimeve prej 8-10% pa folur për normën e inflacionit 1-3%, për shërbimet do lëvizë nga 12-15%. Mund të ketë dhe mbi këtë dhe nën këto nivele, po flas për mesatare. Rritja e çmimeve do shoqërohet me rënie të konsumit, jo vetëm përkeqësimin e nivelit të jetesës së qytetarëve por me rënie konsumi dhe kjo do ketë efekte në biznese. Një pjesë e mirë e bizneseve të vogla kanë për të falimentar sepse nuk do i rezistojnë tregut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spaho-ja-sa-do-rriten-cmimet-e-ushqimeve-dhe-sherbimet/