Report TV - Rama: Brenda 4 viteve ngrihet avioni i parë nga Vlora

2018-05-03 0

Kryeministri Edi Rama vijon në qytetin e Vlorës bashkëbisedimin me qytetarët dhe autoritetet vendore për projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Rama u shpreh se 2018-a do ketë në fokus zhvillimin e turizimit dhe bujqësisë si dhe çuarjen përpara të investimeve në infrastrukturë si by-passin e Vlorës dhe Fierit si dhe përfundimin e punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë dhe atë të Lumit të Vlorës. Ndërsa duke iu referuar mandatit 4 vjeçar të qeverisë, Rama tha se parashikohet të nisë nga funksionimi aeroporti i Vlorës.
"Çelim rrugën e standardeve më të larta, një nxitje e fuqishme për Vlorën dhe turizmin, nuk diskutohet që është prioritare aeroporti i Vlorës, jemi në proces me ministrat për ta nxitur me tutje procesin. Tani presim qe te perfundoje projekti per te hyren e nje faze te lidhjes se kontrates dhe ndertimit. Ambicia është fluturimi i parë brenda 4-vjeçarit, por kjo është një dëshirë. Faza tjeter e bregdetit, ku lidh ujin e ftohte me orikumin, nevoja per turizem he nje situate aspak te kendshme. Besoj se do të vëmë në lëvizje punën për dy by-passet e Fierit dhe Vlorës. Po ashtu duhet të përfundojmë punimet për rrugën Kardhiq-Delvinë dhe atë të Lumit të Vlorës?, u shpreh Rama.

Free Traffic Exchange