Report TV - Rama, Basha, Balla politikë në Parlament me foto kriminelësh

2018-05-03 1

Opozita dhe maxhoranca qeverisëse janë përfshirë në një spirale akuzash të ndërsjellta përmes fotove ku si kryeministri Edi Rama po ashtu edhe kreu opozitës Basha, kanë pozuar me persona me precedentë penal jashtë dhe brënda Shqipërisë. I pari që celi serinë e re të publikimin të fotove ishte kreu PDs Lulzim Basha u cili nga foltorja parlamentit, tha se ekzistojnë fotografi të deputetëve socialiste me persona të dënuar.
Por jehona e fotove të shijakasit Durim Keci, i etiketuar nga Basha si përkrahës i së majtës, ka zgjatur vetëm pak orë. Rama ia kurseu Bashës të treguari këtë foto ku Durim Keci sëbashku me miq të tij është fotografuar edhe brënda cadrës së opozitës. Personi në këtë foto me xhup jeshil është pikërisht Durim Keci i cili kërkohet nga drejtësia italiane për armëmbajtje, trafik droge dhe shkatërrim prone.

E ndërsa çështja e kriminalitetit dhe lidhja me politikën u debatuan gjërësisht në kuvënd, kreu grupit parlamentar socialist Taulant Balla solli në vëmendje të publikut disa foto të tjera. Përdorimi fotove kompromentueve nga politika shqiptare nuk është një histori e re. Duket se baltosja mes veti brënda politikës shqiptare brënda dhe jashtë kuvëndit përmes të tilla fotove do të vazhdojë gjatë.