Ora News – Rama: Basha mohoi “18 majin” u tremb nga frëngjit e Jozefinës

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama dha në Kuvend se kryetari i PD, Lulzim Basha e mohoi marrëveshjen e 18 majit sepse u tremb nga Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.
Rama ironizoi edhe LSI, të cilën e quajti ?llafazanërinë dhe vajmdedetërinë e linjës së re?.
Edi Rama: Mu si lopa që e mbush kovën me qumësht dhe pastaj i bie me shqelmë gjithë inat a thua se fajin ja ka qumshti, edhe miku im Lulzim Basha këtu pasi bëri më në fund një akt lidershipi me marrëveshjen e 18 majit e mohoi.
E mohoi se u tremb, u tremb nga frëngjit e Jozefinës dhe Astrit Patozit, u tremb nga kryengritja në pallat, u tremb nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget e tyre dhe natyrisht nuk diti më se çfarë të bëjë përvecse të kthehet aty ku është më rehat, tek çadra e dasmave, tek lufta me krimin, te lufta me drogën, tek lufta me të keqen e madhe.
E mohoi dhe çfarë bëri? Pohoi politikën qorre, politikën shurdhe, memece që për 4 vite ju katandisi juve në gjysmagjel. Nga një gjel i lagur por krenar në 2013, sot jeni një gjysmagjel, edhe i lagur edhe krenar por edhe për të ardhur keq.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-basha-mohoi-marreveshjen-u-tremb-nga-ofiqaret-e-shqup-it/

Free Traffic Exchange