Report TV - Atentati në Lushnje, nga dy super të kërkuar nga drejtësia

2018-05-03 9

Dhe pse të dënuar nga drejtësia shqiptare përkatësisht me 21 vite e 8 muaj burg Laurent Haxhiu dhe 7 vite e 4 muaj Orgest Bilbili, kjo si ka penguar ata aspak të lëvizin të lirë në qytetin e Lushnjes për të realizuar atentatin e dy netëve më parë ku mbetën të vdekur Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Report Tv zbardh dënimet e Laurent Haxhiut me 21 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Lushnjes dhënë në korrik të 2017, e ky dënim sipas drejtësisë është për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares të ndodhur në shtator të 2016.

Por dosja e Orgest Bilbilit ngre ende dyshime sesi ai ka mundur të jetë në liri dhe pse prej tre vitesh është në kërkim për trafik droge drejt italisë me avionin e pilotit italian Giorgo Rifformato. Siç dhe shihni në këtë dënim të siguruar nga Report Tv prej 2016 Bilbili është dënuar me 7 vite burg por ai sështë arrestuar asnjëherë dhe pse dënimi ndaj tij ka marrë formë të prerë. Jo vetëm që s'është arrestuar por Bilbili ka gjetur mundësinë t'i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs duke kërkuar pafajësi por kjo kërkesë e tij depozituar në 2016 ende nuk është shqyrtuar.

Free Traffic Exchange