Report TV - Mbledhja e Qeverisë në Vlorë Rama: Kanina, zonë e mbrojtur

2018-05-03 0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimet e marra nga qeveria në mbledhjen e kësaj të premte në qytetin e Vlorës. Një nga vendimet e rëndësishme të kësaj mbledhje ka qenë shpallja e Kaninës zonë të mbrojtur. "Një nga vendimet e qeverisë ishte shpallja e qendrës së Kaninës, si zonë e mbrojtur, u shpall projekti i financimit të saj. Sistemimi i asaj zone që tashmë është zonë e mbrojtur kulturore?, u shpreh Rama.
Qeveria ka miratuar edhe disa vendime të tjera të rëndësishme kryesisht financime në infrastrukturë urbane. Gjithashtu, kreu i qeverisë ka theksuar se është rënë dakord tashmë që çdo muaj anëtarët e kabinetit të qëndrojë në zonat e tyre elektorale për të qëenë pranë komunitetit dhe inspektuar punët publike.