Ora News – Sistem i ri, hyrja në kalanë e Beratit me bileta elektronike

2018-05-03 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hyrja në kalanë e qytetit Muze të Beratit është tashmë krejtësisht e monitoruar dhe i ofron vizitorëve bileta elektronike.
Risia vjen në kuadër të një projekti të mundësuar falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan
Eriseld Zyka, specialist i Monumenteve të Kulturës thotë se qëllimi është shmangia e mos arkëtimeve të biletave dhe evitimi i radhëve për vizitorët. Proçesit të shitjes do ti shmangen vetëm banorët e lagjes simbolike ?Kala?.
Eriseld Zyka: ?Biletaria elektronike nuk është vendsour në portën kryesore por është vendosur përbri, duke i lënë të lirë portën kryesore për të mundësuar hyrjen e banorëve të cilët banojnë në Kala.?
Nga ana tjetër qyteti i Beratit vazhdon të jetë i vizituar dhe në ditët e para të muajit tetor. Sipas të dhënave nga zyra e turizmit gjatë muajit gusht të këtij viti qytetin e kanë vizituar 1.157 vizitorë më shumë krahasuar me muajin gusht të vitit të kaluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sistem-i-ri-hyrja-ne-kalane-e-beratit-me-bileta-elektronike/