Report TV - Virginie Caquot: Si na ndaluan ​në vitet ‘70 të vinim në Shqipëri

2018-05-03 0

Rreth viteve 70, një çift francez dhe vajza e tyre 6-vjeçare, Virginie Caquot (Virgjini Kako) u ndaluan që të bënin një udhëtim turistik në Shqipëri. Vajza e vogël nuk e harroi kurrë portën e ndalur dhe vjen pas shume vitesh në Shqipëri me një ekspozitë dedikuar vendit tonë në Galerinë Kombëtare të Arteve
Një ekspozitë me 30 fotografi bardhë e zi është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë nga fotografia franceze Virginie Caquot (Virgjini Kako). Ajo ka eksploruar për dy vjet rresht Shqipërinë dhe ekspozitën e saj e ka emërtuar ?Në Vendin e Shqiponjave?.

?Që në kontaktin e parë më ka pëlqyer Shqipëria. Kjo ekspozitë është një dialog vizual midis meje dhe spektatorit, të cilit i jap vizionin tim për Shqipërinë që është sot, por edhe për tradita e vendit.?, thotë Cauqot.

Më tej Virgini Cauqot zbulon lidhjen e saj të veçantë me Shqipërinë

Free Traffic Exchange