Shqipëria e rrezikuar nga sëmundja e fruthit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria rrezikohet nga sëmundja e fruthit. Pas rasteve te shfaqura ne vendet fqinje dhe nje viktime te shkaktuar ne Kosove, autoritet shëndetësore bëjnë apel per vaksinimin e fëmijëve. 2 deri 3% e 1 vjecareve ne vendin tone jane ende te pavaksinuar çka përbejnë edhe kontingjentin me te rrezikuar nga kjo sëmundje.

Fruthi nis si grip i zakonshëm, por vijon me temperature shume te larte, skuqje te trupit deri ne komplikacione te renda.


Vaksina e fruthit është e ndare ne dy doza, nje ne vitin e pare te jetës dhe tjera ne moshën 5 vjeçare. Per shkak debateve ne mbare boten se kjo vaksine shkakton autizimin, shume prindër kane refuzuar kryerjen e këtij injeksioni per fëmijët e tyre.

Ndërkohe muaj me pare Ministria e Shendetesise nisi rivaksinimin per fruthin per te lindurit ne vitet 80-90 per shkak te mosmbuleses se mire ne këto vite. Sipas specialisteve nje i prekur nga fruthi mund te infektoje 12 persona te tjerë.