Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ambientet e Muzeut Historik u zhvilluan homazhet për ti dhënë lamtumirën e fundit ish-ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti Anastas Angjeli, dy kolegë të vjetër të Dritan Prifit kanë bërë homazhet dhe i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve të tij.
Mes personave që kanë kryer homazhe ishte edhe Presidenti i Rtv Ora News, Ylli Ndroqi.
Trupi i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00 në varrezat e Shishtufinës.
Pas përpjekjeve të shumta, 49 vjeçari nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e tij as me ndihmën e mjekëve të specializuar.
Prifti ka patur një karrierë të pasur politike ku ka qenë faktor kyç në bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2009.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-lamtumira-per-ish-ministrin-dritan-prifti/