Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj me një foto akuzave të kreut të PD-së, Basha, i cili publikoi mbrëmë një foto të Blendi Klosit me një trafikant të kërkuar nga autoritetet italiane. Balla i kërkoi Bashës që të heqë dorë nga foto të tilla dhe nuk mund të shërbenin ato për akuza.
Balla: Nuk po i ikim dot një prirje tërësisht të gabuar e nisur nga kryetari i PD-së. Zt.Kryetar i PD-së, miqësisht po të them edhe si kryetar i grupit të PS hiq dorë nga historia e fotove sepse po fillove historinë e fotove, unë them se del shumë i humbur. Kam bërë një album me foto dhe çdo ditë do të të japë nga një.
Ky personi këtu quhet Flamur Bega. Ky personi është arrestuar para pak muajsh si kreu i një bande që trafikonte, shiste bomba mina me sahat. Pse mo Lulzim do të vij këtu dhe të them që ky dhe ti shisni mina me sahat bashkë? Ky takimi këtu është në takimin e PD-së në Shkodër.
Ky ka hyr në takim dhe pavarësisht se është anëtar i strukturave. Nuk them dot që Lulzim Basha është i lidhur me këtë, apo me Arben Xibron i kapur me kg kanabis. Të them unë që Lulzim Basha të japë dorëheqjen. Larg qoftë të ta kërkojmë. Rri se je mirë aty. Ti i kërkove dorëheqjen e Klosit, unë të kërkoj dorëheqjen tënde tani?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-i-pergjigjet-bashes-me-nje-foto-larg-qofte-te-te-kerkojme-doreheqjen/