Ish-ministri Dritan Prifti, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, është përcjellë sot për në banesën e fundit, tek varrezat e ShishTufinës. Më herët gjatë ditës së sotme u zhvilluan edhe homazhet në nderë të tij tek Muzeu Kombëtar.
Në homazhe, të cilat u bënë nën kujdesin personal të Kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, ishin të pranishëm shumë dashamirës e miq të Dritan Priftit për ti dhënë atij lamtumirën e fundit, ku i pranishëm ishte edhe Anastas Angjeli.
"Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri një prindi i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Artanit, gruas së Artanit, fëmijëve të Artanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla?, tha Ruçi.