Ora News – Shuhet Dritan Prifti, vuante nga një sëmundje e rëndë në gjak

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë ish-Ministri i Energjitikës dhe ish-deputeti i LSi, Dritan Prifti. Pas përpjekjeve të shumta, 49 vjeçari nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e tij as me ndihmën e mjekëve të specializuar. Prifti ka patur një karrierë të pasur politike ku ka qenë faktor kyç në bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2009.
Ish-Ministri i Energjitikës dhe deputeti i LSI, Dritan Prifti ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes në moshën 49 vjeçare.
Prifti vuante nga një sëmundje e rëndë në gjak prej një kohe të gjatë, sëmundje agresive siç e quajti ai në një status në facebook, të cilën nuk arritën ta mposhtnin as mjekët më të mirë të Italisë dhe të Greqisë.
?Kam mbi nje vit qe luftoj me nje semundje agresive dhe te veshtire gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk me jep mundesi te shkeputem per fushate. Kam bindjen qe do ta kaloj dhe kete siklet shpejt.? shkruante Dritan Prifti ne nje postim ne facebook me 30 prill ne faqen e tij kur shume qytetarë i kërkuan të kandidonte si deputet në zgjedhjet e qershorit.
Ditët e fundit të jetës, Prifti i kaloi në shtëpinë e tij pranë të afërmve.
Dritan Prifti hyri në botën e politikës në vitin 2009 kur kandidoi me Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit dhe arriti të fitonte mandatin e deputetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndahet-nga-jeta-ish-ministri-i-energjitikes-dritan-prifti/