Pas mbledhjes së Byrosë, nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka e cilësoi akt skanadaloz të skenuar nga kryeministri. Po ashtu, Paloka theksoi se askush nuk ia mbyll gojën opozitës dhe se ata do të marrin masa. ?Largimi i z. Noka është një akt skandaloz nga kryeministri. E ka pranuar edhe para jush që flet si rrugaç nga karrigia. Por Byroja nuk e dinte. Nuk e dënoi, por dënoi deputetin e PD-së. Gramoz Ruçi nuk po bën gjë tjetër por zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ky është rasti i tretë. Në mënyrë cinike na u tha keni të drejtë të bëni një peticion mosbesimi ndaj kryetarit?, u shpreh Paloka.
Më tej deputeti i opozitës theksoi se askush nuk ia mbyll gojën opozitës. ?Në një parlament ku votohet për shkeljen e ligjit ne do të marrim masat tona. T?a harrojnë se do i mbyllin gojën opozitës ne do të marrim masat tona. Nëse vazhdohet kështu masat do të jenë të rënda?, përfundoi Paloka.
Ndërkohë, Byroja ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fyerje ndaj ish-kryetarit të PD dhe njëherazi ish-kryeministrit Sali Berisha. Opozita protestoi edhe gjatë seancës së Kuvendit duke kërkuar ndëshkimin e Ramës, çka solli edhe tensione në Kuvend, deri në ndërprerjen e punimeve, për të rinisur të premten në orën 08:30.