Report TV - 5 vjetori i djegies te Parlamenti, ish të përndjekurit në protestë

2018-05-03 0

Ish të përndjekurit politikë janë ngritur sot në protestë, në përkujtim të 5-vjetorit të ngjarjes së rëndë, ku shtetasi Lirak Bejko i vuri flakën vetes. Pesë vite më parë, ish të përndjekurit politikë zhvilluan një grevë urie për disa javë me radhë. Ish i përndjekuri Bejko ndërmori aktin tronditës, duke lyer trupin me benzinë dhe i vënë flakën, akt që i mori jetën.

Ndërkohë, protestat vijojnë nga ish të përndjekurit edhe pas pesë vitesh nga ngjarja e rëndë, teksa sot është mbledhur dhe Kuvendi në seancë plenare.