Report TV - Skandali në Butrint, Boçi: Do kërkojmë largimin e Kumbaros

2018-05-03 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se opozita do kërkojë dorëheqjen e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro pasi ka dhënë leje për ndërtimin e një biznesi privat në brendësi të parkut arkeologjik të Butrintit. I ftuar në emisonin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv, Boçi tha se opozita do ndërmarrë hapa konkretë për largimin e Kumbaros. Ai tha se ministrja ka shkelur të gjitha ligjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Pika më e rëndësishme e diskutimit ishte ?Skandali në Butrint?, I cili mori përmasa të mëdha pasi në pikëpamjen e tij, veprimi i ministres Kumbaro ishte tërësisht antiligjor dhe për këtë duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Boçi në komentin e tij është ndalur dhe tek një aksion i Partisë Demokratike, ai theksoi se nuk do të jetë thjeshtë me retorikë politike, por një veprim i qartë që do të kërkojë largimin e Kumbaros nga drejtuesja e Ministrisë së Kulturës.

Free Traffic Exchange