Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ajo që dihet është që Rama dhe Basha nuk janë më në pozicionet e marrëveshjes së 18 majit dhe tani duket se atë e kanë lënë pas të dy.
Dy krerët e partive vijojnë përplasjet në parlament dhe jashtë tij.
Ndërprerja e seancës për shkak se deputeti demokrat nuk la sallën u bë sërish shkak që kreu demokrat të bëj thirrje për të marrë në dorë fatin e Kuvendit ku sipas tij ata që bashkëpunojnë me krimin kërkojnë t?i mbyllin gojën opozitës.
Basha thirri këdo, median, shoqërinë civile dhe faktorin ndërkombëtar ta mbështeste opozitën në këtë aksion
Basha: Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë një përsëritje të një parlamenti kukull në duart e krimit dhe mafies dhe kukullave të tij. Ne do të luftojmë dhe do t?i rikthejmë Parlamentin qytetarëve me të gjitha format që opozita ka në dispozicion dhe për këtë kërkojmë aleancë me qytetarët e ndershëm, medias së pa kapur, shoqërisë civile dhe natyrisht aleatëve ndërkombëtar.
Por për kreun e qeverisë është opozita ajo që nuk po pranon të bëj debat sepse sipas tij po bën të njëjtën gjë që bëri kur hyri dhe qëndroi në çadër për ditë me radhë. sepse opozita sipas Ramës nuk ka vizion.
Rama: Është rihapur çadra, është rivënë pllaka e gramafonit të parazgjedhjeve. Është një opozitë pa vizion, pa program, pa skuadër, pa përgjegjësi.
Rama i bëri thirrje jo vetëm PD por edhe LSI që e quajti motrën e vogël të dy palëve, ndoshta pse kjo parti tashmë drejtohet nga një femër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-dhe-masha-e-tij-ruci-i-mbyllin-gojen-opozites/