Report TV - Atentati në Lushnje, shenja të plumbave e gjakut në vendngjarje

2018-05-03 6

I dërguari i Report Tv, gazetari Driçim Çaka ka shkuar në vendin ku ndodhi atentati në Lushnje mbrëmjen e djeshme, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe shoku i viktimave, Marjus Xhepexhiu si dhe një kalimtar i rastit.

Banorët e Lushnjes shprehen se kjo është një ngjarje e rëndë që ju ka kujtuar vitin 1997, por asnjë prej tyre nuk pranon të flasë para kamerave, por jashtë saj thonë se ky atentat ka lidhje me hakmarrje të vjetra dhe larje hesapesh.

Në vendin e atentatit janë gjetur 41 gëzhoja kallashnikovi dhe 14 shenja plumbash janë të dukshme në rrugë dhe trotuar, gjithashtu në vendin e atentatit janë vendosur edhe buqeta me lule nga familjarët e dy viktimave.

Autori pasi ka qëlluar nga automjeti me kallashnikov, ka zbritur nga makina edhe ka qëlluar nga pranë viktimat, për të qenë i sigurt që shënjestrave të tyre i është dhënë goditja fatale.

Free Traffic Exchange