Report TV - Debatet e forta në Kuvend prej dy javësh i bllokuar

2018-05-03 0

Parlamenti ka hyrë në krizë prej dy javësh, duke bërë që të mos zhvillohet rregullisht asnjë prej seancave. Shkak janë bërë debatet e forta mes maxhorancës dhe opozitës. Javën e kaluar kreu i Kuvendit përjashtoi nga punimet e seancës kryetarin e PD, Lulzim Basha, ndërsa këtë të enjte për shkelje të rregullores, Ruçi ndëshkoi edhe deputetin demokrat, Flamur Noka.

Ky i fundit, njësoj si Lulzim Basha një javë më parë, refuzoi të dalë nga Kuvendi. Pas ndërprerjes së seancës në mesditë, Kuvendi rinisi në orën 17:00, por vetëm për pak minuta. Kjo pasi Noka nuk pranoi të lërë Kuvendin, gjë e cila detyroi Ruçin të shtyjë punimet për ditën e nesërme. Ndërkohë, për deputetin e PD do të vendosë Byroja e Hetimit, e cila pritet të mblidhet në orën 19:00.
Si nisi sherri në Kuvend
Pas ndërprerjes së fjalës së Berishës në foltore, Noka kërkoi të reagonte për procedurë, pasi sipas tij Rama ofendoi ish-kryeministrin, por Ruçi nuk pranoi duke refuzuar që t?i japë fjalën.

Kaq mjaftoi që situata të precipitonte në sharje dhe ofendime nga Noka, që iu drejtua Ruçit me fjalët rrugaç. Ruçi e përjashtoi nga seanca, ndërsa opozita bllokoi foltoren duke bërë që të ndërpritet seanca plenare.

Free Traffic Exchange