Rudina/ Albert Dumani flet per episodin e fundit te serialit "Fate te kryqezuara" (12.10.17)

2018-05-03 1

Këtë të shtunë pas thuajse dy vitesh transmetim në Tv Klan, përfundon një nga serialet më të ndjekura, "Fate të kryqezuara". Seriali që ka mbajtur të mbëthyer me hisotrinë e tij shikuesit shqiptarë do të ketë episodin e tij të fundit në orën 20:05 të kësaj të shtunë.

Albert Dumani Drejtor i Programacionit në Tv Klan ishte i ftuar në emisionin ?Rudina?, nga ku zbuloi detaje rreth serisë së fundit të serialit. Dumani tha se aktorët kryesorë të seialit, Xhihani dhe Dilara do të përfundojnë bashkë dhe do të rimartohen.

?Dihet tashmë që serialet turke shquhen për fundet ku nuk është e thënë të jenë gjitmonë ?happy end?, siç janë ato amerikane. Megjithatë tek ?Fate të kryqëzuara?, do të kemi një gërshetim ku kryesisht triumfon e mira dhe e drejta. Siç ndodh edhe në jetën e përditshme ku ata që bëjnë keq do të kenë një fund jo të lumtur. Por, ajo që mund të themi është se në fund do të gjendet ajo zgjidhja e dramës së madhe në familje. Është bukur të shohësh këtë finale. Përsa i përket dashurisë midis Xhihanit dhe Dilarës, ata do të përfundojnë bashkë, pasi edhe Haruni u vra pasi ishte pjesë e një mafie në Stamboll dhe personazhet janë tashmë të lirë për t?u rimartuar?, tha Dumani.