Report TV - U përjashtua nga Kuvendi, Noka: Po i bëhet atentat demokracisë

2018-05-03 0

Pas ndërprerjes së seancës dhe shtyrjes së punimeve të Kuvendit për nesër, deputeti i PD, Flamur Noka tha jashtë dyerve të Parlamentit se maxhoranca po i bën atentat demokracisë. ?Ato që kam pasur komente për t?i bërë i kam bërë. Këtu është atentat ndaj demokracisë?, u shpreh për mediat Flamur Noka teksa linte Kuvendin. Ishte pikërisht përplasja e Flamur Nokës me Gramoz Ruçin, pasi ky i fundit s'i dha fjalën për procedurë, që solli edhe përplasjen në Kuvend. Noka kërkoi të flasë pas Ramës me pretendimin se ai kishte fyer ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pasi nuk u lejua që të flasë, Noka bllokoi foltoren e Kuvendit, duke larguar nga aty deputetin e LSI, Shezai Rrokaj. Ky veprim i deputetit demokrat bëri që kreu i Kuvendit, Ruçi ta përjashtojë atë nga seanca. Në këtë moment, deputetët e PD u ngritën nga karriget të revoltuar, duke përsëritur të njëjtën skenë si një javë më parë kur u ndëshkua Lulzim Basha. Për këtë arsye, Ruçi ndërpreu seancën dhe njoftoi mbledhjen e saj në orën 17:00. Me rifillimin e seancës përsëritet sërish e njëjta histori, Flamur Noka refuzon të dalë nga Kuvendi, ndërsa Gramoz Ruçi ndërpreu punimet duke njoftuar shtyrjen e seancës për nesër në orën 08:30.