Report TV - Noka s’del nga salla, Ruçi shtyn seancën për nesër

2018-05-03 1

Është ndërprerë sërish seanca plenare, pasi u shoqërua me debate të forta. Deputeti Flamur Noka nuk pranoi të dalë nga salla, pas përjashtimit nga seanca, duke detyruar kryeparlamentarin Ruçi që të ndërpresë sërish seancën plenare. Ruçi ka njoftuar që seanca të rinisë ditën e nesërme gjatë orëve të paradites.
?Tetë deputetë të mazhorancës kërkojnë thirrej e Byrosë së Kuvendi për përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Nëntë deputetë të opozitës kanë bërë kërkesë te kryetari i Kuvendit që të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama. Njoftoj seancën se pas konsultimit nuk mund ta marr në konsideratë këtë kërkesë?, tha Ruçi.

Ndërkohë, deputetët e PD u ngritën nga karriget të revoltuar, kurse Noka nuk pranoi të dalë nga salla. Për këtë arsye, Ruçi ndërpreu seancën dhe njoftoi mbledhjen e saj ditën e nesërme. Në orën 19:00 do të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e PS mbi përjashtimin e deputetit të PD, Flamur Noka.

Free Traffic Exchange