Opozita bllokon serish foltoren e parlamentit

2018-05-03 0

Opozita ka bllokuar sërish foltoren e kuvendit ashtu si një javë më parë. Shkak u bë refuzimi i kërkesës së deputetit demokrat Flamur Noka nga kryeparlamentari Ruci, për marrjen e fjalës për procedurë. Noka e kërkoi fjalën me pretendimin se gjatë fjalës që mbajti ish kryeministri Berisha, kryeministri Rama po fliste pa mikrofon dhe i adresoi fjalë fyese.
Bllokimi i foltores e detyroi kryeparlamentrin Ruçi që ta përjashtojë nga seanca plenare deputetin Noka dhe të ndërpresë për pesë minuta punimet e kuvendit.
Jashtë seancës plenare, ish-kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e kuvendit Ruçi se po shkatërron parlamentin.
Sali Berisha: ?Ministri i fundit i policisë kriminale terroriste të diktaturës hoxhiste ka marrë përsipër një mision, shkatërrimin përfundimtar të institucionit qëndror të demokracisë që është parlamenti. Nuk ka ndodhur kurrë në histori që në mënyrë kaq të vendosur të mos respektohet e drejta e fjalës për procedurë?.
Por kreu i grupit parlamentar Taulant Balla e cilësoi bllokimin e seancës një skenar të parapërgatitur nga deputetët demokratë .
Taulant Balla: ?Po bëhemi dëshmitarë të një skenari të parapërgatitur në çdo seancë. PD shpik arsye për të bllokuar kuvendin. Seancën e kaluar u shpërdorua Basha, sot Noka.?
Pas ndërprejes së seancës reagoi edhe kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Edi Rama: ?Përsëri pushtohet foltorja e ndërpritet puna e Kuvendit, sepse PD nuk thahet dot nga rrebeshi i zgjedhjeve dhe di vetëm e lagu s?e lagu?.
Me rinisjen e seancës asgjë nuk ndryshoi, ç?ka e detyroi Gramoz Ruçin ta shtyjë për në orën 17:00 seancën plenare.
Menjëherë pas ndërprejes së punimeve deputetët e Partisë Demokratike, ata të LSI-sëdhe PR-së kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama nga punimet e parlamentit, me të njëjtin argument me të cilin kërkoi fjalën për procedurë demokrati Noka. Në kundërpërgjigje të kërkesës së opozitës, socialistët kërkuan thirrjen e byrosë për përjashtimin e deputetit Flamur Noka me 10 ditë nga punimet e kuvendit.
Por Lulzim Basha tha se pas futjes në kolaps të kuvendit qëndron kryeministri Rama, të cilin e akuzoi për lidhje me krimin e bandat.
Lulzim Basha: ?E ka bërë me një motiv, me një synim që mos ketë debat për çështjen e zgjedhjeve, mos ketë debat për çështjen e krimit që ka sot në kontroll qytet kryesore të Shqipërisë. Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe e vërteta është që të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse janë në aleancë me Edi Ramën?.
Edhe pse seanca plenare u shty për në orën 17:00 të pasdites, deputetët e opozitës vijojnë të qëndrojnë ende brenda në sallën e kuvendit.
Tv Klan

Free Traffic Exchange