http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skenari i bllokimit te parlamentit është përsëritur per te dytën here. Gjithçka nisi ne momentin qe ne foltore ishte Sali Berisha dhe opozita pretendon se kryeministri Edi Rama e ofendoi. Per kete arsye deputeti Noka ka kërkuar fjalën per procedure, e drejte qe nuk i eshte dhëne nga kryeparlamentari Ruci. Pasi Noka ka refuzuar te largohet nga foltorja, kreu i kuvendit ka marre vendimin per ta përjashtuar nga seanca.
Pas disa ndërprerjeve, Ruci ka shtyre per pasdite punimet e parlamentit, ndërsa opozita është ngujuar serish brenda kuvendit.
Sipas Bashes maxhoranca kërkon ti mbylle gojën opozitës, qe te mos debatoje për çështjet qe shqetësojnë vendin.
Por nga ana e saj Partia Socialiste ka akuzuar opozitën per skenar bllokimi te parlamentit.
Ndërkaq socialistet kane mbledhur firmat per te përjashtuar 10 dite Flamur Noken. Ndërsa PD dhe LSI kane mbledhur firmat per te përjashtuar kryeministrin Rama, pasi ofendoi ish-kreun e PD Sali Berisha.